Uzina e superfosfatit në Laç

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina e superfosfatit në Laç, ish uzinë shqiptare për prodhimin e plehrave të fosfatuara e përuruar më 1967. Përbëhej nga dy fabrika: e superfosfatit dhe e acidit sulfurik, prodhonte superfosfat të thjeshtë pluhur dhe të kokërrzuar, acid sulfurik dhe fluorosilikat të natriumit. Si lëndë të parë përdorte fosforite me 28-30% P2Os dhe piritin. Industria e prodhimit të akumulatorëve furnizohej me acid sulfurik nga kjo uzinë në të cilën prodhohej edhe oleum. Ajo bënte edhe përqendrimin e acidit nitrik të vendit nga 53% deri në 99%.