Jump to content

Uzina mekanike Drini në Shkodër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Uzina mekanike "Drini" në Shkodër, uzinë mekanike shqiptare për prodhimin e pjesëve të ndërrimit dhe riparimin e makinerive të ndërtimit të hidrocentraleve, ndërtuar më 1971 në Renc, pranë Shkodrës. Ka fonderinë, repartin mekanik që prodhon kryesisht pjesë ndërrimi për automjetet e makineritë e ndërtimit, repartin e farkëtarisë, të konstruksioneve që prodhon konstruksione metalike, repartin e riaftësimit të pjesëve të ndërrimit, repartin e riparimit të makinerive të rënda, repartin e remontit të pajisjeve elektrike etj. Uzina ka laboratorë të analizave kimike dhe të provave fizike.