Uzina mekanike e Kombinatit Metalurgjik Çeliku i Partisë në Elbasan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Uzina mekanike e Kombinatit Metalurgjik Çeliku i Partisë në Elbasan, ish uzinë mekanike shqiptare për prodhimin e pjesëve të ndërrimit, të makinerive dhe të pajisjeve për ngritjen e veprave të kombinatit metalurgjik, për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre gjatë shfrytëzimit. Prodhonte gjithashtu për nevojat e industrisë mekanike shufra çeliku të farkëtuara. U vu pjesërisht në shfrytëzim më 1973 (reparti i saldimit dhe ai mekanik) dhe përfundimisht më 1977 (shkritorja e gizës dhe e çelikut dhe farkëtaria). Uzina ka prodhuar pajisje jotip për furrnaltën e parë, për uzinën e telëzimit, uzinën energjetike, uzinën kokso-kimike etj. si dhe shumë makineri e pajisje për uzinën e materialeve zjarrduruese, për baterinë e dytë të qymyrgurit kok dhe furrnaltën e dytë, për linjën e tharjes të karbonatit bazik të nikelit etj. Ka prodhuar edhe makineri e pajisje të rëndësishme dhe me përmasa të mëdha për zgjerimin e Kombinatit të Sheqerit në Maliq, për disa fabrika pasurimi të mineraleve të dobishme, për industrinë e naftës etj.