Uzina mekanike e naftës në Qytetin Stalin
Uzina mekanike e naftës në Qytetin Stalin (Koçovë), ish uzinë mekanike shqiptare që prodhonte makina, pajisje e pjesë ndërrimi për industrinë e naftës, ndërmarrje «Hero i punës socialiste.» Është ngritur mbi bazën e ofiçinës mekanike dhe është rikonstruktuar më 1963 e më 1970. Ka prodhuar për herë të parë në vend detaje të derdhura prej gize sferoidale, ka zbatuar për herë të parë stampimin e lëngët të detaleve dhe azotimin e çeliqeve. Prodhonte mbi 30 makina e pajisje të rëndësishme për industrinë e naftës si: sonda, pompa thellësie e pompa të tjera, lëkundës, arganelo, reduktorë, kushineta, peshkatore të ndryshme, vinça për sondat e shpimit etj. Kohët e fundit kish prodhuar sondën «Naftëtari-200» me aftësi shpimi deri 5000 m dhe kish përmirësuar fuqizuar dhe elektrifikuar sondat e shpimit ekzistuese (D-5) duke rritur aftësinë shpuese të tyre nga 3000 m në 4000 m.