Jump to content

Vëllezërit e Pyllit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vëllezërit e Pyllit apo Vëllazëria e Pyllit (angl. Forest Brothers) ishin njësi guerrile anti-sovjetike që luftuan kundra pushtimit sovjetik të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë gjatë viteve 1944-1955. Vëllezërit e Pyllit ishin të përqendruar në pyjet e 3 republikave baltike, nga ku ndërmerrnin sulme guerrile ndaj forcave sovjetike dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Rezistenca e grupit guerrilas ra gjatë viteve 50-të, si pasojë e mungesës së ushqimeve, municioneve dhe përballjen me ushtrinë sovjetike që ishte shumë herë më e madhe në numër dhe në teknologji. Pothuajse të gjithë guerrilasit e Vëllezërve të Pyllit, u kapën, vranë dhe internuan nëpër kampe.

Në fund të vitit 1944, me tërheqjen e ushtrisë gjermane dhe pushtimin nga ushtria sovjetike, filloi të zhvillohej një qëndresë antisovjetike dhe, më përgjithësisht, antikomuniste. Të trembur nga qëndrimi armiqësor dhe nga politika shtypëse e forcave të armatosura dhe policisë sovjetike, që zëvendësoi atë gjermane, rreth 50 estonezë, letonezë e lituanezë u organizuan në njësi guerrlie për të luftuar me armë në dorë regjimet e reja që Moska ngriti në Evropën Lindore. Për këtë lëvizje të gjerë, ndërshtetërore, u shkrua pak deri në hapjen e arkivave sekrete sovjetike, gjatë qeverisjes së Gorbaçiovit. Qeveritë e Paktit të Varshavës historikisht kishin zvogëluar përmasat e këtij fenomeni, duke mos lëshuar asnjë të dhënë për shtypin. Por edhe në vendet Perëndimore, ku njihej ky fakt, asgjë, ose pothuajse asgjë, nuk u tha, raportua apo denoncua, kjo mbi të gjithë për të mënjanuar mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.[1]

  1. ^ https://8mvsk.wordpress.com/2015/07/07/vellezerit-e-pyllit/