Vërça
Appearance
Vërça është krahinë kodrinore e malore në anën lindore të rrethit të Gramshit, që zbret deri në luginën e Devollit. Pjesët më të larta shtrihen në lindje e juglindje (Valamara 2373 m, Lenia 2012 m etj.) Vërça ka rrjet hidrografik shumë të dendur me disa përrenj që derdhen në Devoll si përrenjtë e Holtës, i Vërçës, i Grabovës etj. Relievi është shumë i copëtuar. Qendrat kryesore të banuara janë Gramshi, Mashani, Kodovjati, Sojniku etj.