Vërtetimi me disa faktorë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Vërtetimi më disa faktorë është një metodë vertetimi elektronik në të cilën një përdorues kompjuteri i jepet qasja në një faqe në internet ose aplikacion vetëm pasi ai të paraqesë me sukses dy ose më shumë prova (ose faktorë) një mekanizmi vërtetimi: dija (diçka që vetëm përdoruesi e di), posedimi (diçka që vetëm përdoruesi ka), dhe të qënurit (diçka që përdoruesi është). Ajo mbron përdoruesin nga një person i panjohur që përpiqet të ketë qasje në të dhënat e tij, siç janë detajet e ID-së personale ose pasuritë financiare.

Vërtetimi me dy faktorë (i njohur gjithashtu si 2FA ) është një lloj, ose nëngrup, i vërtetimit me shumë faktorë. Është një metodë për të konfirmuar identitetin e pretenduar të përdoruesve duke përdorur një kombinim të dy faktorëve të ndryshëm: 1) diçka që ata dinë, 2) diçka që ata kanë ose 3) diçka që ata janë. Një aplikacion vërtetimi i palës së tretë (TPA) mundëson vërtetimin me dy faktorë, zakonisht duke treguar një kod të gjeneruar në mënyrë të rastësishme dhe vazhdimisht të ndryshueshëm të cilin përdoruesi mund të përdorë.

Verifikimi me dy hapa ose vërtetimi me dy hapa është një metodë që vërteton identitetin e pretenduar të përdoruesit duke përdorur diçka që ai di (fjalëkalimi) dhe një faktor të dytë.