Vajzë e valave
Appearance
Gojëdhëna popullore thote se Vajza e Valave ishte nje jetime e cila e morri burrin me dashuri. Mirëpo për shkak të kushteve te këqija ekonomike, burri i saj emigron jashte shtetit. Ajo gjithnje vente ne breg të detit dhe priste se mos ai do te vinte, dhe kështu duke pritur ajo, papritmas, vdes nga marazi.
Këtë këngë e bëri të njojtur rapsodi Neço Muka në vitet 30, mirëpo kënga që kam nxjerrë unë është kënduar nga grupi i të vjetërve të Himarës ne vitet 50 me marrës Dhimitër Varfin
Teksti: (Në shqipe letrare)
- Vajzë e valave
- Zëmra s'ja mban.
- Mbi një gur anës detit
- Qan e zeza, qan e mjera, qan e zeza qan.
- Pret atë që pret
- Dhe një dhëmbje ndjen.
- Gjithë bota ven e vijnë
- Por ai nuk vjen e mjera, por ai nuk vjen.
- Pranvera arrin
- Një mëngjes të qetë
- Shkojn e vijnë dallandyshet
- Vajza ju thërret e mjera, vajza ju thërret.
- Ju te bukur zogj
- Te ju kam një shpresë.
- Ju që shkoni det e male
- Dua t'u pyes e mjera, dua t'u pyes.
- Mos e patë ju?
- Rron apo nuk rron?
- Ndonjë fjal a ndonjë leter
- Vallë a na kujton e mjera
- Vallë a na kujton.
- Një jetime jam
- Pa nënë e pa babë.
- Një që kisha një që doja
- Iku dhe më la e mjera
- Iku dhe më la.
- Vajzë e valeve
- Thosh i mjeri djalë:
- Merre këtë letrë e qamë
- Tjetër botë më pret e mjera
- Tjetër botë më pret.