Vajzat me çelës në qafë
"Vajzat me çelës në qafë" roman me Autore Lindita Arapi. Faqe 236. ISBN 978-99956-29-57-1
Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.
E reja Lodja Lemani, gjithmonë qarkuar nga një brengë pa emër, jeton e vetme në një qytet evropian. I vetmi mik besnik është një hije që e shoqëron që nga fëmijëria dhe që ka kapërcyer me të edhe kufijtë. Për të kuptuar izolimin e saj, Lodja rikthehet në vendlindje, në një udhëtim jo vetëm çmallës pranë familjes, por në kohë, në të shkuarën e saj, por edhe atë të dy grave-jeta e të cilave është e lidhur me fijet e fatalitetit me jetën e saj.
Në një rrëfim zig-zag kohor na ofrohet një tablo e trishtë e tre brezave femërorë, trauma deri më tani e parrëfyer e femrës shqiptare.