Jump to content

Valbona Daka Habipaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Valbona Daka Habibaj)

Valbona Daka Habipaj është gruaja e parë që mori pjesë në gara me automjete në Kosovë. Zana Daka është mbesa e Valbonës, e cila vazhdon të jetë gruaja e vetme që merr pjesë në gara me automjete në Kosovë.[1]

Valbona Daka – Habipaj ishte njëra ndër gratë e ralla që shiheshin para disa vjetësh pranë timonit. Vozitja është shkathtësi që kërkon angazhim, durim, dhe përpikëri, kishte thënë ajo për revistën Kosovarja në vitin 1978. [2]

Për Valbona Daka - Habipaj vozitja nuk ka paraqitur kurrfarë vështirësie, se ajo e kishte përvehtësuar timonin, frenin etj. Nuk e la të qetë ambicia. Mori vesh se në garat me automobile marrin pjesë edhe femrat dhe një vit pas dhënies së provimit të shoferit, në vitin 1971, Valbona mori pjesë për herë të parë në relin tradicional që organizohej çdo vit për nder të tetë marsit në Vranje. Edhe pse konkurenca ishte e madhe, ajo zuri vendin e dytë. Për të kjo pjesëmarrje dhe ky plasim ishte impuls i madh. Fitoi guximin dhe një bindje në vetveten dhe pastaj ajo merrte pjesë në çdo reli që organizohej në vend atëherë[2].

Pati guxim kjo shofere e re të dilte në gara edhe në mesin e meshkujve këtu në Kosove dhe gjetiu. Ajo thoshte se femrat janë më të kujdesshme në vozitje, por edhe të përpikta. Gati në të gjitha relit ku marrin pjesë të dy gjinitë, femrat fitonin vende të lakmueshme. Çdo here Valbona fitonte shpërblim dhe padyshim edhe ato e shtynë që të ishte pjesëtare e përhershme e këtij sporti, të cilin e adhuronte shumë. Ajo dëshironte të marrë pjesë edhe në relite europiane, por ajo tha per revisten Kosovarja në vitin 1978 se vozitja ishte sport shumë I shtrenjtë dhe nuk financohej aq shume në Kosovë.[2]

Valbona Daka – Habipaj ishte e martuar dhe nënë e një fëmije. Ajo ishte gjithashtu e punësuar, dhe thoshte se këto obligime nuk kanë paraqitur kurrfarë pengesë për vozitjen.[2]

  1. ^ "Marakliket e Kerreve". KosovaLive. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d N. Latifi, Revista Kosovarja, shtator 1978, faqe 11