Vallëzon Shqipëria
Appearance
Vallëzon Shqipëria Tablo kompozicionale (vaj, 80×80 cm) e piktorit të Popullit Abdurrahim Buza (1971). Përmes figurave lidhur dorë për dore me kostume kombëtare, përfaqësuese të të ..gjithë krahinave të vendit përgjithëson idenë e bashkimit, të unitetit, të forcës dhe të vitalitetit të popullit shqiptar. Forma rrethore e kompozimit dhe punimi i figurave të qarta mbi sfondin e gjelbër krijon përfytyrimin e një luleje që çel. Tabloja është shndërruar në një emblemë të festivaleve folklorike kombëtare dhe të veprimtarive të ndryshme kulturore dhe artistike.