Jump to content

Valter Ibrahimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Diplomati i njohur Valter Ibrahimi lindi në Tiranë 28 korrik 1963. Ai u diplomua në Universitetin e Tiranës në vitin 1988. Në dhjetor të vitit 1992, pas disa vjet eksperience në fusha të ndryshme, ai fillon punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më vonë emërohet Sekretar i Dytë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Rumani, ku dhe shërbeu për periudhën 1993-1997. Gjatë viteve 1997-2000, Valter Ibrahimi ka punuar në pozicione të ndryshme në MPJ dhe më pas, në vitet 2000-2002, ka shërbyer si Sekretar i Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke. Në vitin 2002, kthehet sërish në MPJ, ku deri në fund të këtij viti ka qenë Shef Sektori për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Në vitet 2003-2006, Valter Ibrahimi ka qenë Drejtor për Bashkëpunimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht anëtar i Grupit Negociator shqiptar, që negocioi Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit si dhe Marrëveshjen e Ripranimit me Komunitetin Evropian.Në vitin 2006, Valter Ibrahimi emërohet Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri, post që e mbajti deri në vitin 2009. Për periudhën 2009-2014, Valter Ibrahimi shërben si Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Pas mbarimit të misionit në Gjermani kthehet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe më pas emërohet Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës, detyrë që e mban në vijim.

Jetëshkrimi i plotë i Valter Ibrahimit: www.president.al