Jump to content

Varietetet e qumështit në treg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Tregu i përgjigjet më së miri kërkesave të konsumatorëve, duke ofruar varietete të ndryshme qumështi:

Qumështi i plotë (biologjik)

Është qumështi në formën e tij klasike. I përpunuar bernda 48 orëve në makinën mjelëse. Përmbajtja minimale e yndyrnave e kalon vlerën 3,5%. Mund të jetë i pasur me vitaminë B.

Pjesërisht i skremuar

Mënyra e konservimit është e njëjtë më atë të qumështit të freskët. Ajo që ndryshon është përmbajtja e yndyrnave, e cila zvogëlohet ( 1,6%). Vlerat ushqyese janë të njëjta me atë të qumështit të freskët, përveç yndyrnave. Mund të jetë i pasur me vitaminë A dhe D

I skremuar

Sasia e yndyrnave zbret në mënyrë drastike duke u bërë më pak se 0,5 %. Në mënyrë paralele zvogëlohen dhe vlerat ushqyese. Pasurimi me vitaminën A kompeson disi humbjet e shkaktuara nga heqja e yndyrnave.

I homogjenizuar

Yndyra e qumështit i nënshtrohet një presioni të lartë dhe më pas kalohet në vrima shumë të holla, rruazat lipidike prishen. Në këtë mënyrë rritet në mënyrë të ndjeshme tretshëmria, por nuk ndryshon ndërveprimi me përbërësit e tjerë.

I mikrofiltruar

Procesi i mikrofiltrimit na lejon të eliminojmë pothuajse të gjitha bakteret. Me këtë teknikë qumështi mund të konservohet për një periudhë më të gjatë.

U.H.T

Trajtohet me temperaturë shumë të lartë dhe paketohet në enë sterile, kjo mënyrë konservimi i lejon të mbahet dhe tre muaj jashtë frigoriferit, por e varfëron shumë nivelin ushqyes të qumështit.

I koncentruar

Qumështi zihet deri sa avullon dhe më pas shtohet sheqer (sakarozë) në një përqindje që shkon nga 40-45 %. Është e detyrueshme pasurimi i qumështit me vitaminë A. Përdoret dendur në pastiçeri.

Pluhur

I dishidratuar dhe i pasur me vitamina, mund të konservohet për një kohë shumë të gjatë. Përmbajtja e yndyrnave varion nga 0,8 deri në 26%.

I aromatizuar

Aromatizimi i qumështit të freskët me përbërës të ndryshëm. Më i përhapuri është ai me çokollatë. Aromatizues të tjerë janë: kafeja, vanilja, frutat. Në këtë lloj qumështi vetëm në raste shumë të rralla mund të përmbajë vlera ushqyese. Në treg ka dhe pije me qumësht dhe lëng frutash.