Varri Monumental "te lisi" në Breg të fshatit Peshtan
Ky artikull nuk ka lidhje në artikujt e tjerë të Wikipedias.(qershor 2016) |
Ky varr monumental ndodhet në fshatin Peshtan, rreth 1, 5 km larg tij, në një zonë kodrinore, në vendin e quajtur "Bregu i Lisit".Kjo zonë ndodhet në kodrat në rrëzë të malit Tomorr. Varri përbën një ndërtim të nëndheshëm në formë katërkëndëshe, që mbulohet me qemer cilindrik. Hapsira e brendshme e tij ndahet nga një mur në dy ambjente, nga të cilët njëri shërbente si paradhomë e tjetri si dhomë varrimi. Në faqen perëndimore të varrit ndodhet hyrja e bllokuar nga jashtë me një pllakë guri monolite. Të dy hyrjet mbulohen me arkitrarë guri ranor. Muret e varrit janë ndërtuar me gurë ranorë me lidhje llaçi ndërsa për ndërtimin e qemerit janë përdorur gurë çmërçi. Në pjesën e brendëshme muret janë suvatuar me një shtresë llaçi, ku mbizotëron qëlqereja. Pjesa e tavanit është e harkuar dhe ka si dekor një linjë të hollë me tulla. Mbi sipërfaqe ka gjurmë qeramike megjithëse në arealin përreth nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë qendre tjetër arkeologjike. Objekti nuk ruhet në gjendje të mirë. Thellësia maksimale e ruajtur është 1,10 – 2 m, por rënia e dheut ka shkaktuar mbushje të hapsirës së brendëshme. Brenda në varr ka blloqe gurësh të hedhur, shpesh herë këto blloqe janë me përmasa të mëdha. Plugimi i vazhdueshëm i tokës ka shkaktuar shkatërrimin dhe zhdukjen e çdo të dhëne të mundëshme për monumentin. Sot ruhet vetëm varri monementatl, i izoluar, pa ndonjë lidhje me objekte të tjera arkeologjike. Një rol negativ luan edhe lagështira, e cila shkakton degradimin gradual të monumentit si dhe gërmimet e vazhdueshme klandestine.