Jump to content

Varri antik i Lofkendit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zbulohet varri qendror më i hershem në Shqipëri. Zbulimi është bere në nekropolin e Lofkendit Mallakaster. Kjo është arritur pas një punë të bere nga ekspedita e radhës. Ajo është një bashkëpunim i Cotsen Institut, Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos ShBA me Institutin arkeologjik të Akademisë së shkencave si dhe qendrës ndërkombëtare për arkeologjinë. Varri i zbuluar, është pjesë përbërëse e 94 te tillëve që ndodhen në këtë tume. Për zbulimin e tij gërmimet kanë filluar që nga viti i kaluar nga e njëjta ekspedite. Varri ndodhet ne qendër te tumës, e cila për arsye gërmimesh është ndare ne kater sektorë. Ai daton sipas arkeologeve dhe profesorit Xhon Papadhopulo, ne vitet 1100-deri ne vitet 600 para erës sonë. Por mundet shprehet zoti Papadhopulos qe te datoj edhe ne vitin 1200 para erës sonë. Ai është një varr i shumëfishte duke pasur brenda tij deri ne shtate nivele skeletesh. Ndërsa ne nivele te caktuara janë gjetur edhe skelete qe i perksin kafshëve. “I kemi filluar gërmimet ne këtë varr qendror qe për nga lloji varriumeve është i veçante dhe i vetmi i zbuluar deri tani"-tha profesor i universitetit te LA ne SHBA Xhon Papadhopulo ndërsa ketë sezon gërmimesh arritëm qe te gjejmë nivele te tjera skeletesh. Theksoj se ato dhe gjetjet janë tashme objekt studimi. Mund te them se ne ketë tume janë gjetur 144 skelete njerëzish, kur numri i varreve është 96. Sipas meje ne këtë tume tepër te dukshme janë kryer dhe varrime te njerëzve te sjelle nga varre te tjera. Kjo vërehet nga mënyra e vendosjes se skeleteve te mbledhura. E para dhe me e rëndësishmja theksoi ai është mënyra e vendosjes se skeleteve. Ne po vazhdojmë gërmimet dhe kemi arritur deri ne nivelin me kater deri ne pese persona ne këtë varr qendror te shumëfishte. Ndërsa e dyta është gjetja brenda tij dhe e elementeve si zbukurime, emblema prej hekuri dhe bronzi etj. Por interesante e bene këtë varr dhe gjetja e skeleteve te kafshëve.

Për here te pare përveç këtij varri te zbuluar qe do te na thotë shume gjera për mënyrën e jetesës zakoneve dhe kush ka qene ky komunitet qe ka kryer këtë proces varrimesh, ne do te rikthejmë tumën ne gjendjen e saj te mepershme - deklaroi ai. Për këtë qellim kemi arritur qe nga dheu i marre gjate gërmimeve ne këtë tume te realizojmë tulla balte. Me këtë tulla do te mund te ndërtojmë mure mbajtëse për te hedhur serish dheun. Kjo për ti dhëne formën fillestare tumës dhe kthyer atë ne një objekt te vizitueshëm. Asistente kërkuese ne këtë ekspedite Esmaralda Agolli thotë se zbulimi është tepër i veçante. Sipas saj varri i përket periudhës se bronzit te vone. Unë nuk dua te përsëris ato qe tha profesori-shtoi ajo. Por kemi gjetur mjaft objekte zbukurimi brenda varreve te tumës. Ndërsa kemi një projekt për te nisur ne vazhdim për studimin e gjithë zonës. Kjo për te nxjerre mënyrën e jetesës kulturën dhe zakonet e banoreve. Ne fund te fundit cilët ishin ata dhe si banonin-përfundoi ajo. Ne këtë tume tepër te veçante janë gjetur përveç 140 skeleteve për te cilët ka filluar studimi, edhe objekte zbukurimi gjilpëra, fibula etj, qe janë vendosur tani ne një nga sallat e dhomës arkeologjike ne muzeun e Apolonisë.