Jump to content

Vasil Noçka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vasil Noçka lindi në Korçë1900, ku kreu edhe studimet e mesme në Liceun Francez të këtij qyteti. Studimet e larta i kreu në Gjermani ku edhe u diplomua në vitin 1931si inxhinier ndërtimi. Për rezultate të shkëlqyera në mësime i jepet titulli “Inxhiner Shteti”. Në vitin 1934 kthehet për të punuar në shërbim të vendit të tij.

Gjatë viteve të punës shquhet si autor dhe bashkëautor në projektin e 8 urave në rrugët e pakta automobilistike të kohës si : ura mbi lumin Fan i vogël (1936), mbi lumin Shkumbin-Elbasan (1936), mbi lumin Osum-Berat (1936), ura e Bënçës-Tepelene vepër e vitit 1939. Mbas vitit 1944 ishte midis specialisteve që dhanë një kontribut të shquar dhe me kopetence të larte teknike për riparimin e mijra metër linear ura të shkatërruara nga lufta.

Është autor i projektit për 10 ura: ura e “Hasan Beut”, ura e Kuçit-lumi Seman, ura e Vaut të Dejës-lumi Drin, ura e Kamzës- mbi lumin e Tiranës, të viteve 1949 dhe bashkëautor në riparimin e urës së Baçallëkut –Shkodër, ura e Dodës, ura e Bunës, dhe Ura e Lushnjës (1949) dhe urës së Dragotit në lumin Vjosa (1959).

Në periudhën 1943-59 së bashku me Profesor inxhiner Gjadrin ishte ndër figurat teknike qëndrore në projektimin e urave dhe një nga drejtuesit e këtij sektori. Të kësaj periudhe janë dhe projektet për 8 urat e hekurudhës Peqin-Elbasan (1950), magazina e portit Durrës (1956), disa fabrika tullash (1948), etj. Ka vdekur në vitin 1958.