Vasil Ristani
Vasil Ristani fotograf i njohur shqiptar. Ka lindur në 10 tetor 1908 në Lliar të Zagorisë në Gjirokastër.
Vepra e tij, që e ka skalitur në panteonin e historisë së fotografisë shqiptare ka konsistuar si:
- Fotograf në Stamboll në moshën e adoleshencës.
- Fotograf mes emigrantëve të Argjentinës.
- Që nga 1933 deri sa doli në pension në vitin 1982 ka qenë fotograf profesionist në Shqipëri.
Në vitin 1933 bashkëpunëtor fotograf i shtypit të kohës.
- Nga viti 1935-1939 Vasil Ristani ka qenë fotoreporter i gazetës "Drita" dhe i gjithë revistave ilustrative të kohës.
- Në vitin 1939 deri në vitin 1947 ai punoi në studion e tij private, të cilën e kishte bashkarisht me Jani Ristanin.
- Në vitin 1947 filloi punë në ATSH dhe në revistën "Shqipëria e Re", ku ka punuar deri në vitin 1953.
- Në vitin 1953 deri në vitin 1982 kur doli në pension, Vasil Ristani ka punuar si fotograf në kooperativën e shërbimeve "17 nëntori" në Tiranë.
Evenimentet kryesore të Vasil Ristanit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ka fotografuar dasmën e Ahmet Zogut.
- Ka fotografuar ceremoninë e ardhjes së eshtrave të Naim Frashërit në 4 qershor 1937.
- Ka bërë fotot e para të hyrjes së qeverisë komuniste në kryeqytet në 28 nëntor 1944.
- Ka bërë portretin e parë zyrtar të Enver Hoxhës (Ushtarak).
- Ka fotografuar martesën e Enver Hoxhës (1948).
- Ka fotografuar inaugurimin e Bankës së Shtetit (para çlirimit), Kinostudio "Shqipëria e Re"; Të hidrocentralit "Lenin" si dhe foto të ndryshme nga aktiviteti i mbarë masave popullore në tërë vendin pa përjashtim.
- Ndërroi jetë në 1989, kur kishte mbërritur në moshën 81-vjeçare.