Jump to content

Vaxhibi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vaxhib)

Vaxhib (arabisht: واجب Vaxhib "Domosdoshmëri") është ligji i vendosur me argument të pasigurt dhe diskutueshëm, ku ka një dozë dyshimi. Për shembull, falja e namazeve të vitrit dhe bajrameve, therja e kurbanit janë vaxhib.[1]

Vaxhibi mbështetet mbi një argument, por ky argument, përsa i përket kuptimit dhe përfshirjes, është i hapur për interpretim. Prandaj vaxhibi nuk është i fuqishëm sa farzi. Për shembull, ndërsa ajetet që pohojnë dhe urdhërojnë detyrimin (farz) të namazit për çdo mysliman mashkull ose femër si person përgjegjës, janë të qartë në atë mënyrë që s'lënë shteg për dyshim dhe interpretim, ajeti "... pri kurban për Zotin tënd"[2], që urdhëron prerjen (therjen) e kurbanit është i diskutueshëm pasi nuk është e qartë nëse ky urdhër i drejtohet vetëm Profetit apo u drejtohet gjithë myslimanëve dhe nëse vetëm Profeti është përgjegjës për të therur kurban apo të gjithë myslimanët janë përgjegjës për të therur kurban. Meqë kjo nuk është e qartë, therja e kurbanit është pranuar për ummetin jo si farz, por si vaxhib.[1]

Disa prej veprimeve vaxhib mbështeten në Syneti. Për shembull, megji-thëse namazi i vitrit nuk urdhërohet në Kuran, Profeti ynë (a.s.) e ka falur gjatë gjithë jetës dhe e ka urdhëruar edhe ummetin për ta falur.[1]

Konkluzioni dhe vendimi: Zbatimi i urdhrit vaxhib është kusht, moszbatimi është i ndaluar. Për personin që e zbaton vaxhibin, jepet sevap, kurse personi që nuk e zbaton, bën gjynah. Personi që e mohon vaxhibin, nuk del nga feja, por quhet se ka kryer gjynah të madh.[1]

  1. ^ a b c d Mithat Hoxha (2013). "E Drejta Islame (Fikh) I". Komuniteti Mysliman i Shqiperisë – Shtëpinë Botuese ERKAM. https://literaturaislame.com/wp-content/uploads/2019/03/Dr.-Mithat-Hoxha-E-drejta-Islame-Fikh-1.pdf. Retrieved 17 korrik 2024. 
  2. ^ Surja El-Keuther: 2