Vdekja nuk është fjala e fundit
Appearance
Vdekja nuk është fjala e fundit Autori: Enver Gjerqeku. Botuesi: Toena. Faqet e librit 216.
Të shkruash për këtë poet do të thotë të përjetosh të bukurën, ndjenjën estetike, mjeshtërinë krijuese; të depërtosh në laboratorin e tij e të humbasësh në universin e fjalës, të rimave, e muzikalitetit tek hulumton pikën ku puqen fjala dhe tingulli; të shtresosh përmbajtje e ide dhe të bindesh, tek i qasesh tekstit poetik, se ke zënë të shpalosësh një fragment nga historia e popullit tënd, sublimen dhe njerëzoren, të zhvilluar në vazhdimësi e të thënë në kostum tjetër fare, që në letrat shqipe pak e kemi ndeshur, se e gjithë bukuria e poezisë qëndron te funksioni i fjalës dhe i figurës.