Vehbi Bala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vehbi Bala (Shkodër, 1923 - Tiranë, 1990) ka qenë arsimtar, poet, profesor, monografist dhe historian i letërsisë shqipe.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind më 1923 në Shkodër. Studimet e larta i kreu në Tiranë dhe në Bukuresht (Rumani). Qe mësues në gjimnazin e Gjirokastrës dhe të Shkodrës, më pas pedagog i Letërsisë Shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës si dhe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Mësuesi i Popullit Vehbi Bala vdiq në Tiranë më 1990. U shfaq si poet me vëllimet "Shtigje Drite” 1946, “Vjersha” 1954, "Gjaku i falun" 1955, "Poezia e Rrugës" 1959, "Në rrjedhë të jetës" 1969, "Burim poezie" 1977, "Epigrame" 1979, "Persiatje" 1981, "Vallja e luleve" 1986. Në fushën e studimeve letrare spikati me monografitë "Jeta e Elena Gjikës" 1967, "Fan S. Noli" 1972, "Migjeni" 1974, "Viktor Eftimiu" 1978, "Pashko Vasa" 1979, "Gjergj Fishta. Jeta dhe vepra" 1998 etj.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]