Veleçiku
Appearance
Veleçiku është mal në Alpet Shqiptare (rrethi i Shkodrës) me lartësi 1725 m. Është i ndërtuar tërësisht prej gëlqerorësh e dolomitësh të mesozoikut. Ka formë konike me shpate mjaft të pjerrëta. Nga lindja vazhdon deri te Maja e Mprehtë (1717 m). Shpati jugor është pothuajse i zhveshur, kurse në shpatin verior ka pyje të dendura ahu. Në rrëzën juglindore të Veleçikut shtrihet Razma, qendër e rëndësishme turistike, ku gjendet një nga shtëpitë e pushimit më të vjetra e më të mëdha malore të vendit.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |