Veledin Delo Resuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Veledin Delo Resuli Ka lindur më 26 nëntor 1950 në Vlorë. Mbaroi Akademinë e Forcave Ajrore në Vlorë për pilot dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit me helikopter. Ra në krye të detyrës në katastrofën ajrore të datës 22.11.1989 në Himarë së bashku me ekuipazhin. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.