Jump to content

Vendbanimi prehistorik i Barçit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vendbanimi prehistorik i Barçit ndodhet në anën perëndimore të fshatit, në krahun e majtë të rrugës automobilistike Korçë-Bilisht, rreth 400 m larg saj. Vendi ku shtrihet vendbanimi i Barçit është pjesë përbërëse e zonës së rrëzës lindore të fushës së Korçës, e cila kufizohet në këtë drejtim nga lartësitë e vargmalit të Moravës, kurse në drejtimet e tjera mbizotëron një hapësirë e gjerë fushore. Sipërfaqja ku shtrihet vendbanimi kufizohet në perëndim prej kanalit vaditës të Vendtrokut, nga jugu me përroin e fshatit, nga lindja me kanalin kullues, kurse nga veriu me rrugën këmbësore.


Ndërtimet e vendbanimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbetjet arkitekturore të zbuluara nga gërmimet në sek. B, që lidhen me banesën, janë shumë të kufizuara. Për të mund të flitet vetëm mbi bazën e shqyrtimit të copave të suvave dhe dyshemeve, të cilat, për shkak të përmasave të vogla dhe mungesës së kontureve kufizuese, nuk ndihmojnë në përcaktimin e planimetrisë. Nga shqyrtimi i këtyre copave rezulton se banesat, si në horizontin e parë ashtu edhe në atë të dytin, janë ndërtuar prej të njëjtit material dhe me të njëjtën teknikë. Si lëndë e parë kryesore për ndërtim është përdorur druri. Prej druri ishte ndërtuar i gjithë skeleti i banesës, e cila ishte suvatuar me llaç balte. Sipas gjurmëve të lëna në copat e arkitekturës prej balte vërehet se përmasat e drurit kanë qenë të ndryshme, në përshtatje me vendin dhe funksionin që kryenin në ndërtimin e banesës. Dallohen gjurmë trarësh, binarësh, purteka dhe thupra. [1]

Barç (Korçë)

logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .
  1. ^ Léra Pétrika. Vendbanimi i neolitit të vonë në Barç (Faza Barç II), Iliria, vol. 17 n°1, 1987. fq. 25-69