Vendbanimi prehistorik i Dërsnikut
[1]Vendbanimi neolitik i Dërsnikut ndodhet ne skajin jugperëndimor të fushës së Korçës. Këtë vit u gërmua një sipërfaqe prej 175 m2 dhe u zbulua një shtresë kulturore me trashësi maksimale prej 1,10 m. Gjithë materiali arkeologjik i përfaqësuar nga copa qeramike, vegla pune dhe mbetje arkitekturore ka në të gjithë trashësinë e shtresës kulturore tipare të njëjta, gjë që flet për karakterin njëkohor të formimit të kulturës. Nga shqyrtimi i stratigrafisë dhe mbetjeve arkitekturore u fiksuan dy horizonte banimi.
Kultura e zbuluar në Dërsnik ka tipare më pak të zhvilluara se ajo e Barçit dhe, si e tillë, përfaqëson një fazë më të hershme zhvillimi. Internes të veçantë në formimin e kësaj kul'ture paraqesin ed'he mjaft elemente që vijnë nga një traditë më e lashtë vendëse, siç është ajo e neolitit të mesëm. Me këtë traditë lidhet prania e qeraimikës monokrome të zezë, e formave bikonike të enëve, i atyre me fund të lartë në formë kambane, kupat e tipit (blactobeu), ritonat e kultit, zbuikurimet me dekor plastik të ngritur në reliev siç janë ato në formë bërthame kumbulle, vetulle, thithore, figurave zoomorfe, zbukurimi në barbotinë etj.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]