Jump to content

Vepra (Gavril Dara i Riu)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vepra me Autor: Gavril Dara i Riu. Botuesi: Toena. Faqet e librit 456.

Gavril Dara (i Riu) me poemën Kënga e sprasme e Balës, si një bard popullor, evokoi "Motin e madh" të Arbërit dhe kujtimin e Skënderbeut, kurse me poezitë e tij në italisht ai shprehu shpirtin liridashës dhe zhgënjimin e një luftëtari garibaldian, pjesëmarrës i lëvizjeve revolucionare për çlirim dhe bashkimin e Italisë.

Me veprën e tij Gavril Dara hyri në panteonin e njerëzve të shquar të Kombit si një figurë emblematike, si poet i frymëzimit popullor, këngëtar i lirisë së dheut mëmë dhe një nga përfaqësuesit në zë të kulturës së arbëreshëve të Italisë. Romantike për nga frytëzimi, lirike për nga ndjeshmëria poetike, epike për nga narracioni dhe klasike për nga arkitektura e brendshme, poema e De Radës është një dukuri tipologjike e re në poezinë arbëreshe.

Për nga patosi patriotik ajo mbetet sot e kësaj dite "dhjata e bashkimit, flaka e lirisë dhe hallka e dashurisë"për vëllezërit e një gjuhe.