Verbas
Verbasi |
---|
Verbasi është një fshat në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit të Shqipërisë.
Fshati Verbas është një fshat i vogël dhe bën pjesë në njësinë administrative Zharrëz , në bashkinë Patos (sipas ndarjes së re territoriale te vitit 2015). Shtrihet në një sipërfaqe prej 2 km2 dhe ka një popullsi prej rreth 850 banorë , ku 30% e banorëve kanë ardhur nga zonat përreth si : Ruzhdie , Berat , Siqece , Allambres etj. Numri i te papunëve prek rreth gjysmën e popullsisë, për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik . Ndodhet në qëndër të zonës naftëmbajtëse të Shqipërisë , por vetë fshati ka pak burime nafte dhe janë akoma të pashfrytëzuara.
Shtrihet në një zonë kryesisht fushore , ku edhe ato pak kodra nuk I kalojnë larteësinë 40 m. Rreshjet vjetore përllogariten rreth 600-800 mm.
Verbasi është një zonë relativisht e ngrohtë , ku temperaturat gjatë vitit luhaten
• Në dimër -2oC - 12oC
• Në pranverë 10oC – 25oC
• Në verë 23oC – 38oC
• Ne vjeshtë 20oC – 30oC
Këtu kalon edhe aksi rrugor Fier – Berat I rehabilituar në vitin 2015.
Bizneset në fshat janë : 2 Bar-Restorante , 4 markete, 1 dyqan elektroshtëpiakesh , 1 mobileri si edhe disa servise makinash
Blegtoria dhe Bujqësia
Fshati Verbas shtrihet në një zonë bujqësore e cila përbën më shumë se gjysmën e sipërfaqes së fshatit. Duke qënë se një pjesë e mirë e popullsisë është e papunë , blogtoria dhe bujqësia përbëjhnë të vetmin burim të ardhurash për banorët .Klima dhe pozicioni gjeografik ështe shumë i përshtatshëm për rritjen e shumë kulturave bujqësore si : gruri, misri, jonxha, pemë frutore etj.
Blegtoria përbëhet nga gjedhë si : lopë, dele, dhi, derra . Shpendë si : pula, pata ku dhe këto përbëjnë një burim tjetër të ardhurash . Por ka edhe kafshë pune si : gomerë dhe kuaj.
Sistemet ujitëse dhe kulluese janë akoma në gjëndje të këqija edhe pse vitet e fundit po bëhen përpjekje për përmirësimin e tyre .
Fermerët nuk janë të bashkuar në koperativa , por secili fermer ka pronën e vet. Vitet e fundit janë shtuar ne masë edhe kultura e serave.
Të dhëna historike
Fshati Verbas nuk ka një histori të pasur . Çka mund të përmendet është që fshati ka qënë shumë I pasur në pemë si: plepa , pisha, që përbënin mushkëritë e fshatit ,të cilat u rrafshuan me ardhjen e demokracisë dhe në ditët e sotme kanë mbetur pak prej tyre.
Në këtë kohë , u ndërtua në vitet 20 një shkollë 4 vjecare dhe u prishën në vitet 90.
Në këtë kohë u ndërtuan edhe dy cezma dhe një fushë futbolli , ku vetëm fusha e futbollit ka mbijetuar . Kryetarët e këshillave ndër vite kanë qënë : Z. Hysni Çepele (nga vitet 70-86) dhe Z. Lon Mëhilli (nga vitet 86-90).
Ashtu si në ditët e sotme , bujqësia dhe blegtoria lunate një rol të rëndësishëm në fshat , ku sipërfaqet bujqësore ishin të bashkuara në kooperativa.
Ka pasur një pulari , 3 stalla lopësh të mëdha dhe një stallë derrash.
Njësia administrative Zharrëz |
---|
Zharrëz · Belinë · Frashër · Fshat i Ri · Sheqishtë · Verbas |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Fierit
- Vendbanime në Shqipëri