Jump to content

Veshje dhe folklor në Prizren

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nëse vështroni në qytetin e Prizrenit një dasmë të cilat shpeshherë bëhen gjatë stinës së verës do të bindeni me veshjet tradicionale dhe të modës. Gratë janë të veshura me dimija të bardha, me gjymlek të bardhë të mëndafshtë, në bel kanë rripin e argjendtë, në jelek (xhamadan) ose në kaftan vendosin lirat e dukatit si stoli. Ky është një vëzhgim i shkurtër. Prizreni ka harmoni dhe ndërveprim edhe në veshjet e grupeve të ndryshme etnike. Në të jetojnë në harmoni: shqiptarët, turqit, boshnjakët, serbët, goranët, romët dhe shumë grupë tjera. Ata jetojnë në paqe dhe në tolerancë kohore me veshjet dhe modelet e bukura ku demostrojnë tradicionalen e ngjashmërisë, por gjithsesi ato dallohen në linjat e veshjeve dhe të simboleve të mira të ndërveprimit. Disa nga përbërësit më karakteristik të veshjes tradicioale të anës së Prizrenit janë: këmisha, kracat, dimitë, mintani, xhamadani, përparësja, çorapet, opingat, mafesi, shamia, stolitë (kryesisht në Opojë); këmisha, dy përparëse, qorapet (në Has); shamia me ngjyra të ndryshme, këmisha e gjatë, herka e gjatë, sakoja, xhybja me shumë lara, pështjellaku dhe çorapet e leshta me ngjyra të ndryshme (në Trevën e Gorës). Prizreni shquhet me jetëgjatësinë e folklorit dhe traditave popullore, të cilat ruhen edhe në ditët tona, ndonëse tani folklori është një krijim artistik që kryen nje funksion krejt tjetër nga ai i pari. Si në të kaluarën edhe sot në këtë qytet ka traditë kulturore artistike. Ndër shoqatat kulturore artistike që edhe sot punojnë për të mirëmbajtur traditat folklorike (vallet, këngët, veshjet) janë Agimi, Lidhja e Prizrenit, Dogru Yol, Durmish Asllano, SHKA “Katarina Josipi”, Malësori, Emin Duraku dhe Sharski Behari. Megjithate shtresa e parë e folklorit (legjendat, këngët e riteve, vallet, përrallat dhe proverbat) mbetet një relike e gjallë se këto krijime ruhen e kalohen ende sot e kësaj dite nga një brez në tjetrin jo vetëm si vepra artistike, por edhe si elemente të qenësishme që flasin për origjinalitetin e një shoqërie dhe civilizimi.