Jump to content

Vidi - vidi pëllumbeshë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vidi -vidi pëllumbeshë

zemra ime virgjëreshë

do të thot’ një fjal’ në veshë:

do të them në veshë një fjalë…

nuk është fjal’ por është valë,

që nga shpirti del e vjen

dhe në zemër vjen e zjen,

me rrëmbim e me tërmete,

e më bënë që s’jam në vete…

Her, ja hedh me brohërim

Here, ja thyej me ngashërim;

Flas për ty dhe plas për ty,

për atë të shkretin sy,

për atë, për aq për kaq,

më ke marrë në zemër paq!

***

Vidi-vidi pëllumbeshë,

për ty qaj e për ty qeshë,

që nga nis e sos veriu,

nuk i kam zilin’njeriu

as florive, mbretërinjëve,

kur në mes të dy gishtrinjëve;

vjen e thyhet trupi yt,

trup për kup’që s’ka të dyt’!

***

Vidi-vidi pëllumbeshë,

dëgjo zemrën virgjëreshë,

çdo gjë shkon e çdo gjë vete,

s’metet gjë, asgjë për vete…

Ato thashë e këto theme,

jan’të kota e të rreme,

e janë në ëndrra e përrallë,

e çdo ëndërr ësht’ rrëmallë…

Po ajo që s’ka të sosur

gjer në diell të lemerisur,

mbetet yll në sy skalitur

janë kujtimet rreth flori,

rreth të shkretës dashuri