Vija sekant

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një vijë sekant e harkut është vija e cila (në pjesën anësore) pret dy pika në hark. Fjala sekant vjen nga fjala latine secare, të presësh.

Ajo mund të përdoret për të përafruar tangjentën në hark, në një pikë F. Nëse vija sekant në një lakore është e përkufizuar nga dy pika, P dhe Q, me P të caktuar dhe pikën Q-n si ndryshore,ashtu që pika Q i qaset pikës P përgjatë lakores, drejtimi i vijës sekant i qaset asaj si tangjentë në pikën P, duke e marrë vetëm një. Si pasojë, njëra mund të paraqesë që limiti i pjerrtësisë, ose drejtimi, është ajo e tangjentës. Në matematikën e avancuar, kjo ide është themeli i përkufizimit gjeometrik të derivateve. Një kordë është pjesa e sekantit që shtrihet brenda lakores.