Jump to content

Vijat Papilare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vijat Papilare (lat.Papilla=Kreshta , të qiturat e lëkurës).Lëkura e njeriut përbëhet nga dy shtresa kryesore ; Shtresa Jashtme - Epiderma . dhe nga vetë lëkura - Derma. Sipërfaqja e Dermës, nga ana e saj , përbëhet nga të ashtuquajtur "Papila" ose "Kreshta" ,duke ndjekur njëra-tjetrën,që formojnë Vijat Papilare.Midis këtyre vijave papilare ndodhen kanalet.Epiderma , duke mbuluar shtresën e kreshtave (papilave) merr një strukturë krejtësisht të njëjtë me strukturën e dermës Papilet ndërlidhen në një varg ashtu që përkujtojnë hullitë. Vijat papilare në një numër të madh paraqiten tek llojet e ndryshme të sisorëve, e më të ngjashme me ato njerëzore janë vijat papilare të majmunit. Derisa tek njeriu janë kryesisht të lakuara, tek majmuni janë të rrafshëta. Është mjaft e vogël sipërfaqja e lëkurës në të cilën gjenden vijat papilare, por në pjesët ku gjenden dhe duke pasur parasysh që janë të lakuara, përveç figurave të rregullta në një hapësirë të vogël formohen një numër i madh detajesh, figurash. Janë tri forma themelore: degëzimet, fillimi ose mbarimi dhe format e jashtëzakonshme që me kombinacione të veta japin një numër të madh detajesh. Numri i madh i kombinacioneve i bërë në këtë mënyrë, vijave papilare i ju jep një papërsëritshmëri dhe qëndrueshmëri. Në tokë do të duhej të jetonin rreth 30 miliard njerëz në mënyrë që të ekzistojë probabiliteti që do të mund të paraqitej e njëjta formë e vizatimit tek dy njerëz. Gjithashtu, as te binjakët njëvezor nuk mund të paraqiten dy vizatime identike të vijave papilare. FBI-ja ka rreth 50 milionë regjistrime shenjash të gishtave në databazën e kompjuterizuar dhe ende sot e kësaj dite nuk ka gjetur shenja të gishtave identike te individë të ndryshëm.Zemra e teknologjisë AFIS-Automated Fingerprint Identivication Systems(Sistemet automatike të identifikimit të shenjave të gishtave) ka koduar në mënyrë digjitale shenjat e gishtave , në mënyrë që ato të procedohen më pas nga kompjuterët e shpejtë. AFIS përdor mekanizma të skanimit automatik që e kthejnë pamjen e një shenje gishtash në hollësi(digjitalisht) të cilat përmbajnë të dhëna që tregojnë kreshtat në pikat e tyre fundore dhe degëzimin e kreshtave në dy kreshta.Karakteristikat e shenjës : Minutiae - hollësitë - Mbarimet e kreshtës , bigëzimet , mbylljet , dhe hollësi të tjera të kreshtës , të cilat mbajnë përputhje në dy shenja gishtash , për të përcaktuar prejardhjen e tyre të njejtë. Në vitin 1664 Marcello Maliher , mjeku italian , ka zbuluar në lëkurën e njeriut kreshtat të ciat i ka quajtur "Papule"(lat.Papilla - Kreshta). [1]

  1. ^ KRIMINALISTIKA , Latifi Vesel , faqe 509 , ISBN 978-9951-00-136-6