Vilë-Balla
Vile-Bashtova |
---|
Vile-Bashtova është një fshat në komunën Gosë në rrethin e Kavajës të Shqipërisë.Vila(Vile-Bashtova),ndodhet ne pjesen perendimore te shqiperise.Afer Vile-Bashtoves kalon lumi Shkumbin,qe derdhet ne detin Adriatik.Siperfaqa e fshatit nuk eshte shume e madhe,eshte nje siperfaqe e vogel ,por natyra eshte shume e bukur.Pika me e larte e fshatit eshte kodra e "Sukes",qe dikur ka qene repart ushtarak.Deti eshte nje pike tjter e bukur e ketij fshati,deti Adriatik. Deti Adriatik ndodhet 4.7 km larg fshatit ,rruga qe te con per ne plazh,eshte nje rruge e shtruar me asfalt.Por me e vecanta e ketij fshati eshte kalaja ose "keshtjella e Bashtoves" | Eshte nje keshtjelle shume e bukur,sipas gojedhenave ,kjo keshtjelle ka qene dy kateshe,dhe lagej nga deti adriatik,ku ne kete keshtjelle "venedikasit" shkembenin mallra me anije,ne kete keshtjelle ,kaloi "Ismail Qemali" rruges per ne Vlore.Por e vecanta e kesaj keshtjelle eshte se kjo keshtjelle eshte keshtjella e vetme e ndertuar ne fushe,ne te gjithe ballakanin.Kjo keshtjelle vizitohet nga shume njerez,sidomos ne fundjeve,por dhe ne kete keshtjelle u zhvillua "MISS SHQIPERIA 2012".Ne fshatin "Vile-Bashtove" dhe ne Keshtjellen e "Bashtoves",jane gjetur nga njerezit e ketij fshati ,sende te epokave te kaluara ,te cilat sot jan ne muzeun e Tiranes. Kete keshtejelle e vizitojne shume njerez,kjo keshtjelle e ben fshatin "Vile-Bashtove" te dallohet nga fshatrat qe e rrethojne.Por tjeter vecori eshte Grykderdhja e lumit "Shkumbin",qe eshte rreth 5 km larg fshatit.Kohet e fundit ky fshat eshte zhvilluar dhe do te zhvillohet akoma dhe me shume ne te ardhmen.
Ekonomia e fshatit eshte e mire,njerezit merren me shume me bujqesi dhe blegtori,sidomos me mbjelljen e agrumeve.Tokat jane mjaft te mira dhe pjellore,por ne kete fshat kemi dhe rritjen e kermillave,ose ferme kermilli. Dhe kodrat kane vendin e tyre ne kete fshat,ku keto kodra jane te mbjellura me ullinj.Shtrirja me fushen e myzeqese e ben ekonoine e ketij fshati nje ekonomi normale dhe nje ekonomi qe ecen perpara.
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Articles using infobox templates with no data rows
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Pages using infobox settlement with no settlement type
- SQ-Administrata-Cung
- Artikuj të cunguar
- Fshatra në Shqipëri
- Fshatra në Rrethin e Kavajës
- Vendbanime në Shqipëri