Vila e Toptanëve
Vila më e bukur në Tiranë me arkitekturë të rrallë e vlerësuar nga turistët dhe njerëzit e kulturës mbetet vila e Toptanve pranë Akademisë së Shkencave brenda mureve të kalasë së Tiranës. Ndonëse e administruar nga Qendra Albanologjike sipas drejtuesit Arbër Kadia në drejtorinë Rajonale të Monumenteve nuk ka pasur asnjë projekt restaurimit të vilës muzeale 200 vjeçare të paraqitur për mbështetje.
Kjo vilë e ngritur pas vitit 1814 në Kalanë e Tiranës u bë rezidencë e sundimtarëve të të saj, Toptanëve të ardhur nga Kruja, të cilët ndërtuan dy shtëpi njërën për banim dhe tjetrën për pritje. Sipas praktikave perëndimore pas paraqitjes së projektit për mbrojtjen e kryemonumentit turistik aplikohet për donatorët dhe biznesin mbështetës pasi shuma për restaurimin e çatisë dhe mjediseve të brendshme e të jashtme mund t'i kalojë 300 mijë eurot.