Jump to content

Violeta Staka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Violeta Staka financiere shqiptare, është anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë që prej muajit dhjetor të vitit 2020. [1] Zj. Staka ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Ekonomist për Industrinë në vitin 1991 dhe më ato pasuniversitare në të njëjtin universitet, dega Financë, në vitin 2010.

Aktualisht, është Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Shkodrës.

Zj. Staka ka një përvojë të gjatë profesionale në financë, si specialiste, drejtuese dhe administratore, kryesisht në administratën publike.

Ajo e ka filluar karrierën e saj profesionale në Drejtorinë e Sigurimeve Shoqërore Bajram Curri në vitin 1992 dhe më pas gjatë periudhës 1996 -2000 e ka pasuruar përvojën e saj profesionale me pozicione të ndryshme pune në Zyrën e Punës dhe Shërbimit Social Shkodër. Gjatë periudhës 2000 – 2013, ka mbajtur pozicione të ndryshme në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, ku nga viti 2013 ushtron funksionin e drejtores së kësaj drejtorie.

Gjatë karrierës së saj, ka marrë pjesë në trajnime dhe seminare të ndryshme në fushën e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve brenda dhe jashtë Shqipërisë.


  1. ^ https://www.bankofalbania.org/Rreth_Bankes/Organizimi/Keshilli_Mbikeqyres/Violeta_Staka.html