Vip operator

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mirë se vini në Wikipedia. Edhe pse çdokush është i mirëpritur të bëjë redaktime konstruktive në Wikipedia, të paktën një nga redaktimet tuaja së fundmi nuk ishte fare konstruktiv dhe u kthye ose u hoq. Shikoni faqen për ndihmë për më shumë informata rreth redaktimit të një enciklopedie. Ju faleminderit!


Stampa:Nuk ka asnjë burim Stampa:Rreth kompanisë Operatori Vip është operator celular në Republikën e Maqedonisë dhe anëtar i Telekom Austria Grupacionit.

Më 26 mars të vitit 2007, operatori Vip mori licencë si operator i tretë mobil në Republikën e Maqedonisë nga Agjencia për komunikime elektronike në vlerë prej 10 milion EUR, pasi që fitoi në tenderin për 10 vjet të GSM 900/1800 licencë me vazhdim automatik për edhe 10 vjet. Operatori Vip filloi me punë komerciale më 19 shtator të vitit 2007, vetëm gjashtë muaj pas marrjes së Licencës.

Nga marsi i vitit 2010, Vip ka mbulim të popullatës prej mbi 98% me rrjet të vetin.

Në fund të tremujorit të parë të vitit 2010, operatori më i ri celular në tregun e telekomunikacioneve në Maqedoni kishte 333.300 shfrytëzues, që paraqet 16,4% nga pjesëmarrja në treg, në kushte të depërtimit prej 99,8% në tregun të telekomunikimeve të Maqedonisë.

Nga maji i vitit 2008, operatori Vip është në partneritet strategjik me brendin global Vodafone.

Inovacione[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për herë të parë në tregun e Maqedonisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Vip Communicator - VoIP zgjidhje e cila ju mundëson shfrytëzuesve komunikim të pakufizuar përmes kompjuterit të tyre edhe kur janë në roaming.
  • Vip Facebook@SMS dhe MMS@Facebook – të parët në Maqedoni dhe shteti i dytë në Evropë i cili këtë shërbim e ofron për shfrytëzuesit e vet.
  • Twitter via SMS – midis 10 operatorëve të parë në botë të cilët e ofrojnë këtë shërbim për shfrytëzuesit e vet.
  • Operator i parë në tregun maqedonas i cili e prezantoi BlackBerry zgjidhjen për shfrytëzuesit.
  • Rimbushje e pri pejd kartelave përmes internetit dhe përmes bankomatëve.
  • Vip Android sfidë – sfida e parë në Maqedoni e cila i sfidon programorët që të zhvillojnë aplikacione që do të jenë të aplikueshme në telefonat e mençur me sistemin operativ Android™ dhe do të kenë relevantë lokale.

Vende të shitjes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimet dhe shërbimet e vip operatorit janë në dispozicion në disa vende të shitjes në mbarë Maqedoninë, përmes qendrave Vip dhe пdyqaneve partnere.

Përgjegjësia shoqërore e kompanisë dhe sponsorizime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Si kompani me përgjegjësi shoqërore, operatori Vip gjithmonë angazhohet për përparim dhe përkrahje të vlerave të njëmendta dhe kontribuon për mbrojtjen dhe shëndetin e më të rinjve.

Donacione:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vip ju ndihmon atyre të cilëve ndihmën e kanë më se të nevojshme, përmes donacioneve, linjave për donacion, aksione me përgjegjësi shoqërore. Një pjesë nga angazhimet e Vip në shoqëri janë:

  • Donacion i librave dhe të lektyrave për pasurim të fondit bibliotekist të shkollave fillore në mbarë Maqedoninë
  • Donacion i pajisjes medicinale për terapi me oksigjen për bebet e lindura para kohe e cila mundëson parandalim të retinopatisë
  • Donacion i librave dhe të lodrave për fëmijët në klinikën onkologjike
  • Numër i madhe i linjave për donacion
  • Partneritet me Këshillin Republikan për siguri në komunikacionin në rrugët përmes aksionit për ngritje të vetëdijes të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacionin
  • Pjesëmarrje të të punësuarve në Vip në aksione shoqërore – Dita e drurit e tj.
  • Aksione tjera me përgjegjësi shoqërore dhe humanitare

Sponsorizime:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Operatori Vip është partner zyrtar i Federatës Hendbolliste të Maqedonisë. Partneriteti filloi në fillim të vitit 2008 dhe deri sot Vip i përcjell dhe i përkrah hendbollistët dhe hendbollistet e Maqedonisë në të gjitha sfidat.

Partneritete tjera: Vllatko Stefanovski, Festivali Filmik i Shkupit, Komiteti Olimpik i Maqedonisë, Kirilica, MABA, Festivali ndërkombëtar i kamerës filmike “Vëllezërit Manaki” e tj.

Çmime dhe mirënjohje:[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nikolla Ljushev, Drejtori kryesor ekzekutiv i operatorit Vip është menaxheri i parë dhe i vetmi në Maqedoni i cili është zgjedhur për një nga 40 menaxherët prijës nën moshën 40 vjeçare në telekomunikimet
  • Tre çmime “Mollëkuqja e artë e popullaritetit” për fushatë më të mirë, paraqitje më inventive dhe për përkrahje të hendbollit maqedonas
  • Mirënjohje nga Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin për kontributin në ngritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve në komunikacionin për mbrojtjen e fëmijëve pjesëmarrës në komunikacion.

Informacione për rrjetin[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Numri ndërkombëtar i identifikimit për shfrytëzuesit është 294-03 dhe MSISDN prefikset e rrjetit janë 077 (prefiksi ndërkombëtar i thirrjes: +389 77) dhe 078 (prefiksi ndërkombëtar i thirrjes: +389 78).

Operatori Vip është rrjet i Maqedonisë i Vodafone Grupacionit, në pajtim me kontratën e datës 20 maj të vitit 2008.

Harta e mbulesës së territorit të Republikës së Maqedonisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

https://web.archive.org/web/20111005033546/http://www.vip.mk/files/SM/coverage_map.png

Lidhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]