Viruset në sistemet Mac OS X
Ndërkohë që ende numri është më i vogël në krahasim me platforma si ëindoës apo Android, viruse ekzistojnë edhe për sistemet Mac. Në 3 vitet e fundit, ESET Malware Research Lab (Laboratori i Kërkimit të Viruseve i ESET) ka zbuluar dhe identifikuar shumë familje virusesh për Mac, me pikësynim parësor serinë e sistemeve të operimit Mac OS X. Ndër ta, më aktivi dhe më i zakonshmi është Flashback Trojan.
Nuk ka asnjë sistem operimi që të jetë 100% i sigurt ndaj viruseve, e këtu përfshihen edhe sistemet Mac, edhe pse ata vijnë me më shumë elementë sigurie apo aplikacione mbrojtjeje që krijojnë një mbrojtje me shumë shtresa. Viruset e para në Max OS X shfaqen që në vitin 2004 me Opener(Renepo). Në vitin 2006 zbulohet Leap A dhe që atëherë janë shtuar me ritëm më të madh. Edhe pse viruset e ëindoës nuk janë një rrezik real i Mac, produktet e Apple mund të shërbejnë si bartës, duke qënë se sistemi i sigurisë Mac nuk i zbulon dot sepse nuk e shohin si problem.
Për të marrë një dokument përsa i përket listës së viruseve për OS X, mund të kontaktoni stafin e AlbanianTech me një email. Më poshtë është një përshkrim i shkurtër i virusit të parë dhe i atij më të dëmshmit. Amphimix ishte emri i virusit të parë dhe emri ishte i tillë për shkak të konceptit të një file MP3. Virusi vinte i maskuar si një këngë e formatit MP3. Rëndësia e këtij ishte sinkronizimi në kohë dhe aktivizohej vetëm në një kohë të caktuar. Gjithsesi, ai nuk është vënë re ndonjëherë si i pakontrolluar. Flashback konsiderohet si më i madhi botnet (lloj virusi) i zbuluar deri tani në sistemet Mac. Ai ishte virus që funksiononte duke shkarkuar viruse të tjera nga interneti. Fillimisht (dhe më së shumti) përdorej nëpërmjet social engineering (metodë hack-imi) për të shkarkuar dhe instaluar viruset e tjerë. Përdoruesi mashtrohej për shkak se gjatë procesit ai shfaqte një pamje standarde dhe profesionale që shfaqin zakonisht programet kur instalohen. Pas instalimit, ai fillonte një komunikim me serverin në distancë duke transmetuar të dhëna si adresa MAC, versioni i sistemit, UUID, e më shumë.