Jump to content

Vit pas viti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vit pas viti Autori: Viktor Gjika. Botuesi: Toena. Faqet e librit 246.

... Ndodh nganjëherë, që kush të zgjedh emrin në lindje, parandien edhe të ardhmen. E pagëzuan Viktor, që do të thotë Fitimtar. E njoh prej afro 60 vitesh, prandaj kam arsye ta pohoj këtë. Në gjimnaz ishte gjithmonë I PARI. Në çdo lëndë. Por jo si murg librash. Këndonte si solist, luante në pjesët teatrale. I kudogjendur. Kanakar i vajzave. Me diplomë të artë në shkollën e lartë të kinematografisë. Në historinë e filmit artistik e dokumentar shqiptar shkroi një kapitull që nuk do të harrohet. Sepse e gdhendi mbi gur, me daltë skulptori. Nëse do të kërkonim një tipar dallues të të gjithë filmave të tij, për mua ky do të ish REALIZMI.

Le të jetë ky libër një përshpirtje e pambarim. Miq dhe dashamirës të Viktorit, vendoseni atë në bibliotekat tuaja dhe pastaj... “Kur të jeni mërzitur, kërkojeni dhe ai do të zbresë e do të ulet pranë jush” për të perifrazuar vargjet e Dritëroit, si një luftëtar që nuk iu shmang asnjë beteje dhe i fitoi të gjitha, përveç asaj që nuk e ka fituar askush…