Vitamina B

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rëndësia e grupit të  Vitaminave B

Diagnostikimi me anë  të  një  analize të  tjeshtë  shko tek oferta për mungesën e vitaminave B mund të  parandalojë  një  sërë  shqetësimesh, sepse Vitaminat B kanë  një  rol  të  rëndësishëm në  pjesëmarrjen në reaksione të shumta metabolike si koenzima. Mungesa e Vitamines B ka këto shenja : dobësi e përgjithshme ,mungese oreksi dhe rënie në peshë, dobësim të memories,dhimbje muskulare,ulje të imunitetit, çrregullime të ndryshme në lëkurë, etj,

  • Vitamina B1, Thiamin

Eshtë e domosdoshme për metabolizmin e karbohidrateve, ndihmon në çlirimin e energjisë, tonifikon sistemin nervor.

Mungesa e Vitamines B1 sjell çregullime të shumta neurologjike si: parestezi, dobesi, ulje të  reflekseve, ulje të përqëndrimit. Mungesa e saj e theksuar shkakton sëmundjen Beri-Beri.

Vitamina B1 gjendet te këto produkte ushqimore : qumësht, mish viçi, perimet, frutat, buka e zezë.

  • Vitamina B2, Riboflavina

Kjo vitaminë merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve, proteinave, yndyrnave.

Ndihmon në ruajtjen e shikimit, metabolizmin normal të hekurit duke rritur hemoglobinen, prodhim energjie, mbron qelizat nga stresi oksidativ, ndihmon në parandalimin e çregullimeve të ndryshme neurologjike.

Mungesa e saj sjell : çarje të këndeve të buzëve (stomatit), hipersensitivitet ndaj dritës (fotofobi)

Gjendet kryesisht te produktet shtazore si, qumesht ,kos ,mish etj.

  • Vitamina B6, Piridoksina

Luan rol kryesor në metabolizmin e aminoacideve

Mungesa e saj jep : dobësi , nervozizem, vështiresi në ecje/lëvizje, anemi mikrocitare.

Gjendet në shumë lloje ushqimesh : mish, vezë, peshk, drithra, etj.

  • Vitamina B12, Kianokobolamina

Luan rol në diferencimin e qelizave dhe në hemopoezën e rruazave të gjakut në palcën e kockave

Mungesa e kësaj vitamine sjell: anemi makrocitare dhe probleme neuro-muskulare.

Analizimi I Vitaminës  B12 kërkohet në disa patologji që shkaktojnë ulje të saj: kanceri i stomakut, mospërthithja e saj, HIV, Alzheimer, përdorimi I karbamazepinës.

Burimi kryesor i kësaj vitamine janë produktet shtazore

*Këto janë  këshilla të përgjithshme informuese, por nuk zëvendesojnë këshillimin e mjekut tuaj specialist .