Jump to content

Vitet e urithit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vitet e urithit roman, Autori: Kim Mehmeti. Botuesi: Toena. Faqet e librit 220.

Romani "Vitet e urithit" nga Kim Mehmeti na shpalos një botëkuptim sa të njohur, aq edhe të paimagjinueshëm. Boshti i romanit është jeta në fshat e parë në një këndvështrim origjinal; personazhet e tij mbartin veçori specifike, për shembull, Fatka, një shtrigane-magjistare, siç e quajnë të gjithë. Edhe pse të tërë i largohen e frikësohen prej saj, ajo reflekton paqe e mirësi. Njerëz të mbetur brenda një kohe e sistemi të mbyllur, nuk dinë se jashtë botës së tyre jeta rrjedh e larmishme. Vitet e urithit nënkupton një kohë të errët, ku prapambetja, epidemitë dhe vetë sistemi totalitar mbysin shpresat dhe ëndrrat e njerëzve. Megjithatë, autori është optimist për personazhet e tij.