Vizualizimi i të dhënave gjeografike digjitale
1 Proçesi i vizualizimit të të dhenave gjeografike digjitale – i njohur ndryshe si gjeovizualizim - konsiderohet si konvertimi i të dhënave hapësinore nga një bazë të dhënash digjitale në një format grafik. Gjatë këtij proçesi aplikohen një seri metodash dhe teknikash hartografimi[1]
1.1 Alan MacEachren, gjeograf dhe ekspert vizualizimi i të dhënave gjeografike e përshkruan këtë proçes si: “krijimin dhe përdorimin e përfaqësimeve vizuale për të lehtësuar mënyrën e të menduarit, kuptuarit dhe ndërtuarit të njohurive rreth ambjentit human dhe fizik, e arritur kjo në një shkallë matje gjeografike te paracaktuar”[2]
Thelbësore për një gjeovizualizim efektiv të është:
- të kuptuarit se si përdoruesit perceptojnë modelet e paraqitjes digjitale të të dhenave gjeografike të përdorura nga Sistemet e Informacionit Gjeografik (SIG)
- si njerëzit mendojnë rreth hapesirës dhe kohës
- si elementët e hapësires mund të përfaqësohen më mirë duke përdorur kompjuterin dhe të dhënat dixhitale
Gjeovizualizimi sot i mbështet këto elementë dhe i zhvillon ato më tej në shumë mënyra inovative. Parë në këtë kontekst dallojmë katër qëllimë kryesore të gjeovizualizimit:
- Eksplorimi: p.sh te vendosësh se deri ne çfarë mase mesazhi kryesor që ofron baza e te dhënave ndikohet/cënohet nga heqja/shtimi i disa elementëve te veçantë.
- Sintetizimi: të prezantosh diapazonin, kompleksitetin dhe detajimin e një ose më shumë baza të dhënash në një mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të asmilueshme nga përdoruesit.
- Prezantimi: të komunikojë mesazhin e përgjithshëm të një përfaqesimi vizual në një mënyrë inteligjente dhe të mundësoje përdoruesit të kuptojnë cilesinë tërësore të tij.
- Analizimi: të ofrojë një metodologji në mbështetje të njëgame metodash dhe teknikash për të realizuar analiza hapësinore.
[1] PRINCIPLE OF GEOGRAPHIC INFORMATION SYSTEMS, ITC Educational Textbook Series,2001
[2] GEOGRAPHIC INFORMATION SYSTEM AND SCIENCE, Longley et.al, Second edition;2005