Jump to content

Vjedhësit e erës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vjedhësit e erës Tregime e Novela. Autori: Bahri Myftari. Shtëpia botuese: Onufri. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 224. ISBN 978-99956-87-40-3

Mbi librin

Ka shkrimtarë të cilët gjatë jetës së tyre krijuese jetojnë midis krijimit dhe publicitetit, ndërkohë disa syresh i bezdis publiciteti dhe mediat televizive, pasi iu duket sikur u vjedhin heshtjen e nevojshme, iu rrëmbejnë diçka nga thjeshtësia dhe vërtetësia e jetës. Te të dytët bën pjesë edhe shkrimtari Bahri Myftari, një shkrimtar që nuk i njeh lëvdatat, i vetëdijshëm për vlerat e tij krijuese, afatgjata. Nga një vështrim i imët që u kemi bërë tregimeve të këtij autori, e themi me bindje të plotë se proza e tij është një nga arritjet e letërsisë sonë të këtyre njëzet vjetëve. Si për nga tematike ashtu edhe për nga cilësia ajo qëndron denjësisht përkrah dy - tre emrave të njohur të prozës sonë. "Shkrimtari shpirtëzon botën" thotë Sartri. Bahri Myftari ka tri dekada që vazhdon të kryejë këtë mision...