Jump to content

Vjershë e ndaluar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vjershë e ndaluar Autori: Naim Berisha. Botuesi: Toena. Faqet e librit 160.

Naim Berisha vjen përpara lexuesit me një përmbledhje me poema dhe vjersha, që datojnë prej vitit 1982 e deri në ditët e sotme. Autori ka prekur nga pak të gjitha temat: dashurinë, natyrën, atdheun, si dhe poezi kushtuar figurave më në zë të letërsisë shqipe. Poezia "Vjershë e ndaluar" përmban vargje kushtuar një dashurie të hershme: asaj dashurie platonike, surreale që ndodh vetëm njëherë në jetë: kur je adoleshent. Atëherë kur çdo gjë të duket e mundshme, qoftë edhe dashuria e nxënësit me mësuesen. Me ëmbëlsi e emocion autori rrëfen ndjenjën e parë, puthjen e parë të përjetuar. Por përtej kësaj ndjenje ekzistojnë normat, paragjykimet, të cilat autori-adoleshent nuk i kupton.