Jump to content

Vjetari Statistikor 1995-2004

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vjetari Statistikor 1995-2004 është një ndër botimet më të rëndësishme botuar nga INSTAT ku përdoruesi mund të gjejë të dhëna statistikore të detajuara për vitet 1995-2004. Pas një kohe të gjatë mungese ky botim, erdhi në serinë kohore të botimeve të INSTAT për periudhën 1991-1999, dhe vazhdon deri në serinë e mësiperme kohore. Përmbajtja e tij është e pasur më të dhëna statistikore mbi tregues të përgjithshëm dhe kryesore, nga Demografia, Mjedisi, Niveli i Jetesës, Popullsia aktive dhe pagat, Sigurimet Shoqërore dhe Mbrojtja Sociale, Shëndetsia, Arsimi, Kultura dhe Sportet, Bujqësia, Energjia, Regjistri i Ndërmarrjeve Ekonomike jo bujqësore, Tregtia e Jashtme, Çmimet, Treguesit Makroekonomike dhe Financat Publike si dhe të dhëna të tjera mbi Drejtesinë/shkeljet e ligjit, Zgjedhjet dhe Tregues të krahasuar. Në këtë botim nuk ka vetëm shifra por edhe shënime metodologjike e analiza të thjeshta. Ky botim ofrohet në formatin letër dhe në CD, në versionin Shqip-anglisht. Numri faqeve 426. Madhësia 19.7 cm x 21 cm.

Botimet të mëparshme:

  • “Vjetari Statistikor 1991-1999”, INSTAT
  • “Vjetari Statistikor 1993-2001”,INSTAT 2003

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]