Vladimir Kasaj
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë.(11 2021) |
Vladimir Kasaj regjisor shqiptar, lindi në Tiranë më 12 tetor të vitit 1950.
Ai kreu dy vite Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe pastaj vazhdoi tre vjet Institutin e Kinematografisë në Bukuresht të Rumanisë. U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe fill më pas punoi si asistent me regjisorin e mirënjohur Dhimitër Anagnosti në filmin “Lulëkuqe mbi mure”.
Filmi i tij i parë u realizua së bashku me Spartak Pecanin , “Streha e re” – 1976; Kaloi si regjisor pranë RTSH-se duke u marrë fillimisht me ekranizimin e dramave dhe filma publicistike.
Në vitin 1978, xhiroi filmin e parë me dy seri “Ditët që sollën pranverën” si dhe filmin “Një natë nëntori” – 1979.
Përveç dramave dhe spektakleve televizive artistike në Televizion, xhiroi edhe 4 filma, ndër të cilët më i suksesshëm rezultoi “Rikonstruksioni” ne vitin 1989 i cili u nderua me çmimin “Aleksandër Moisiu” për regjinë më të mirë.
Ndër filmat e tjerë, mund të kujtojmë “Inxhinieri i minierës” – RTSH, 1981 / “Flaka e maleve” me dy seri– 1982, që dallohet për vlerat e spikatura regjisoriale , “Çanta e zeze” – 1984 me skenarin e Koço Devoles; Kino Komedia “Hapi sytë e zezë” – RTSH, 1984 / “Rrufeja nga mali” (telekomedi) – 1986 me skenarin e Pëllumb Kullës.
Realizoi me dhjetëra teledrama me Teatrin Kombëtar, teatrin “Migjeni”, Shkodër, teatrin “Aleksandër Moisiu” Durrës, atë të Korçës apo Elbasanit dhe Fierit si dhe koncertin e madh të ndërrimit të viteve 1980, 1982,1984, 1987. U nda nga jeta më 7 nëntor 2021.