Vlera Kalanderi
Vlera Kalanderi ka lindur me 24.02.2012 në Prishtinë. Shkollën fillore e nisi në SHFMU ʺDaut Bogujevciʺ, ku ende vazhdon mësimet në këtë shkollë.
Vlera është nxënëse me sjellje shembullore dhe e dalluar në mësime. Merret me aktivitete të ndryshme që i përkasin procesit edukativo-arsimor
Mori pjesë në gara të ndryshme si në shkollat: ʺMehmet Akif Schoolʺ dhe ʺInternational School of Prishtinaʺ dhe në garën e matematikës në instuticionin ʺKangarooʺ dhe doli me rezultate shumë të mira.
Ajo jeton me prindërit, motrën dhe gjyshërit e saj në qytetin e Fushë Kosovës.
ʺ Në lundrim të ëndërrave të mia ʺ
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libri për fëmijë i Vlera Kalanderit ʺ Në lundrim të ëndërrave të mia ʺ,është një libër shumë i përshtatshëm, i lehtë dhe i kuptueshëm për çdo fëmijë, ku secili prej tyre gjen veten në këte libër.
Si strukture letrare në vete, përmbledh gjithësej 25 poezi dhe një ese.Ku me këtë ese mori pjesë në garat e esesë ne shkollën ʺ Mehmet Akif School ʺ.
Poezitë janë një përmbledhje e motiveve edukativo-arsimore nga klasa e parë e deri në klasën e pestë,të shkruara me tematika të ndryshme, ku autorja ka dashur të shpalos ndjenjat e saj përmes vargjeve si p.sh. tek poezitë : Yjet , 1 Qershori në pandemi , Klasa e parë , Mësimi në distancë , Matematika ,Të gjithë së bashku etj.
Kjo përmbledhje me poezi arrin efekin për të joshur lexuesit e sidomos fëmijët, të lexojnë, të kanë njohuri të ndryshme në mënyrë figurative për procesin edukativo-arsimor dhe tʹI ndjekin ëndrrat e tyre.
Vargjet e poezise:
ʺ Në lundrim të ëndërrave të mia ʺ
Mora timonin e anijës
U futa ne det
Nga valvitjet e ujit
U mbusha plot jetë.
Nga ky det i thellë
Valët më shoqërojnë
Do m’i mbushin ëndërrat
Me dashuri t’i shijoj.
Librin nga dora
Nuk do ta lëshoj
Nëpër valet e detit
Do lundroj.