Vranov nad Dyji
Vranov mbi Diji
Vranov nad Dyji | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | (2.012) 860 |
{{{postal_code_type}}} | 671 03 |
Faqja zyrtare | www.ouvranov.cz/ |
Vranov nad Dyji (shqiptohet: Vranov nadë Diji) është një qytet i vogël në Republikën Çeke. Ai ndodhet në jug të vendit pranë kufirit me Austrinë, poshtë digës Vranov të lumit Diji në një terren shumë të thyer. Qyteti lidhet me rrugë dytësore me qytetet Lesna dhe Šafov. Qendra historike e qytetit, Benátky dhe vendbanimet Hamry i Përparmë dhe Hamry i Mbrapmë ndodhen në një luginë në bregun e majtë të lumit, ndërsa zona të tjera më të reja si lagja Leopoldovo (Leopoldau) ndodhen në veri të qendrës historike në bregun e djathtë të lumit. Lugina e lumit Diji dhe kodrinat me pyje rreth tij kufizojnë në një farë mase ndërtimin e banesave.
Nga distancë, peizazhi dominohet nga kështjella mbi një shkëmb në hyrje të qytetit. Vende të tjera historikë në qendër të qytetit krijojnë Kisha Famullitare e Zonjës së Mirë dhe ish zona e varrezave. Peisazhi i Vranovit u dëmtua nga nga ndërtimet e apartamenteve dhe banesave familjare me një arkitekturë të ngrirë mbi bregun e djathtë gjatë periudhës së socializmit. Qytetit i mungon një zonë e veçantë e prodhimit dhe prodhimi aktual industrial është pjesë e ndërtimit të qytetit. Prodhimi bujqësor i paraluftës i fermës Vranovská nuk është arritur.