Jump to content

Vrasja e buzëqeshjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vrasja e buzëqeshjes roman, Autori: Teodor Laço. Botuesi: Toena. Faqet e librit 200.

Në qendër të ngjarjeve të romanit është një adoleshent dhe jeta e tij mes katër mureve për shkak të ngujimit. Një vrasje që ka kryer i ati rrezikon seriozisht jetën dhe të ardhmen e djaloshit. Jeta e tij – një realitet më shumë se i dhimbshëm dhe pak i kuptueshëm nga ata që nuk e njohin ligjin e gjakmarrjes – një ligj që me primitivitetin e vet vë në pikëpyetje serioze edhe zbatimin e ligjit. Sa i dukshëm, sa i rëndë, sa absurd është fenomeni i gjakmarrjes në malësitë e Shqipërisë dhe në jetën e banorëve të vet, cili do të jetë fati i adoleshentit të ngujuar, kush dhe si do paguhet haraçi i gjakut, këtë do ta zbuloni duke lexuar romanin "Vrasja e buzëqeshjes". ?