Jump to content

Vrella e Bunës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vrella Buna)
Burimi i Bunës boshnjake dhe teqeja
Burimi i Bunës boshnjake - Pamja nga brenda

Vrella e Bunës quhet vendburimi i lumit Buna në Bosnje dhe Hercegovinë. Ndodhet afër qytezës Bllagaj, 12 km në juglindje të Mostarit. Lumi Buna buron nga shkëmbinjët që kanë një lartësi prej qindra metrash. Është njëri ndër burimet më të fuqishme të kësaj natyre në Evropë. Vendburimi është një rezervat i mbrojtur natyror.

Mu në afërsi të burimit ndodhet edhe një Teqe karakteristike. Supozohet se Teqeja është ndërtuar mes viteve 1446 dhe 1520. Përkrah teqes ndodhen edhe një varg objektesh tjera përcjellëse si p.sh. mysafirhana, tyrbja, etj. Mysafirhana është ndërtuar në vitin 1664 dhe është rindërtuar në vitin 1851. Fillimisht kjo teqe i ka takuar urdhërit bektashi pastaj atij halveti dhe kaderi. Sot kjo teqe i takon rendit nakshibendi e që është njëri ndër rendet më të përhapura në Bosnje dhe Hercegovinë.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një turne virtual 360° i Teqes në Bllagaj mund të shihet këtu.

  1. ^ "Blagaj dervish house - history Arkivuar 19 maj 2016 tek Wayback Machine 25.04.2016.