Vulfenia e Baldaçit
Appearance
Vulfenia e Baldaçit është bimë barishtore shumëvjeçare e familjes skrofulariore, me kërcell deri 20 cm të lartë, me gjethe të pandara, leshtake, me lule blu e me push gjëndëror. Lulëzon në maj-korrik, bën fryt kapsulë. Është bimë endemike shqiptare e veçuar vetëm në një areal të ngushtë të Alpeve Shqiptare (Shtegu i Dhenve), rreth 1500 m lartësi. Morfologjikisht afrohet me specie të Afganistanit dhe Himalajës. Si duket, kohë më parë gjinia ka pasur areal shumë të gjerë, por më vonë nga ndryshimet e thella ekologjike, shumë specie janë zhdukur ose kanë mbetur të veçuara.