WALL-E
WALL-E | |
---|---|
Regjia nga | Andrew Stanton |
Skenari nga | Andrew Stanton Jim Reardon |
Historia nga | Andrew Stanton Pete Docter |
Prodhuesi | Jim Morris |
Luajnë |
|
Kinematografia | Jeremy Lasky Danielle Feinberg |
Montazhi | Stephen Schaffer |
Muzika | Thomas Newman |
Kompania prodhuese | |
Shpërndarë nga | Walt Disney Studios Motion Pictures |
Data e publikimit | 23 qershor 2008 (Greek Theatre) 27 qershor 2008 (Shtetet e Bashkuara) |
Kohëzgjatja | 97 minuta[1] |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | $180 milionë[2] |
Fitimi | $532.5 milionë[3][4] |
WALL-E (stilizuar me një pikë ndërmjet si WALL·E, shqiptuar "UOLL-i") është një film i animuar amerikan fantashkencë i vitit 2008,[5] prodhuar nga Pixar Animation Studios për Walt Disney Pictures. Ai u drejtua me regjinë e Andrew Stanton-it, me Jim Morris si producent, dhe skenarin nga Stanton e Jim Reardon. Në role kryesore luajnë zërat e Ben Burtt, Elissa Knight, Jeff Garlin, John Ratzenberger, Kathy Najimy, dhe Sigourney Weaver, me Fred Willard në një rol të gjallë. Filmi përcjell robotin e vetmuar WALL-E në të ardhmen e planetit Tokë — të pabanueshëm dhe të braktisur — në vitin 2805, i lënë prapa për të pastruar plehra. Ai vizitohet nga një robot i quajtur EVE dërguar nga anija kozmike Axiom, me të cilin bie në dashuri dhe e përgjon përtej galaktikës.
Pasi drejtoi filmin Gjetja e Nemos, Stanton ndjeu se Pixar kishte krijuar simulime të besueshme të fizikës nënujore dhe pati vullnetin ta drejtojë një film të vendosur me shumicë në hapësirë. WALL-E ka dialog të paktë në skenat e hershme; shumë prej personazheve nuk kanë zëra, përndryshe komunikojnë me gjuhë trupore dhe tinguj robotikë që i kishte dizajnuar Burtt. Filmi trajton disa tema të ndryshme që përfshijnë konsumizmin, korporatokracinë, nostalgjinë, menaxhimin e plehrave, ndikimin shqetësues njerëzor mbi mjedisin, obezitetin/jetesën sedentare, dhe rrezikun katastrofal global.[6] Ky është edhe filmi i parë i animuar nga Pixar që përfshin segmente me persona të gjallë. Thomas Newmann kompozoi muzikën përcjellëse të filmit. Filmi kushtoi 180 milionë dollarë për t'u prodhuar, një shumë rekordthyese për një film të animuar të kohës. Duke përcjellur traditën e Pixar-it, WALL-E u shoqërua në shfaqjet e saj në kinema nga filmi i shkurtër Presto.
WALL-E u lëshua në Shtetet e Bashkuara më 27 qershor 2008. Filmi mori vlerësime kritike pozitive për animacionin, rrëfimin, aktrimin zanor, personazhet, pamjet, muzikën, dizajnin zanor, skenarin, përdorimin e dialogut minimal, dhe skenat e tij të romancës.[7][8] Ai ishte i suksesshëm edhe në kuptimin komercial, duke fituar 521.3 milionë dollarë ndërkombëtarisht dhe duke u bërë filmi i nëntë më fitimtar i vitit 2008. Ai fitoi çmimin Golden Globe për Filmin më të Mirë të Animuar 2008, çmimin Hugo për Prezantimin më të Mirë Dramatk të Metrazhit të Gjatë 2009,[9] çmimin e fundit Nebula për Skenarin më të Mirë,[10] çmimin Saturn për Filmin më të Mirë të Animuar, dhe çmimin e Akademisë (Oscar) për Prezantimin më të Mirë të Animuar plot me pesë nominime tjera për Oscar. Filmi u emërtua nga kritikët dhe organizatat e ndryshme, duke përfshirë the National Board of Review dhe Institutin Amerikan të Filmit, si një ndër filmat më të mirë të 2008-ës,[11][12] dhe konsiderohet ndër filmat më të mëdhenj të gjitha kohërave.[13][14][15]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "WALL-E". American Film Institute. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 22, 2020. Marrë më mars 11, 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Brooks Barnes (qershor 1, 2008). "Disney and Pixar: The Power of the Prenup". The New York Times. Arkivuar nga origjinali më janar 29, 2019. Marrë më janar 12, 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "WALL-E (2008)". Box Office Mojo. Arkivuar nga origjinali më gusht 6, 2010. Marrë më dhjetor 30, 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "WALL-E". The Numbers. Arkivuar nga origjinali më nëntor 23, 2018. Marrë më dhjetor 1, 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Wall-E Review: One of the Best Sci-Fi Movies in Years, Disguised as a Cartoon". gizmodo.com. qershor 27, 2008. Arkivuar nga origjinali më korrik 1, 2020. Marrë më maj 22, 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Murray, Robin L.; Heumann, Joseph K. (pranverë 2009). "WALL-E: From Environmental Adaptation to Sentimental Nostalgia". Jump Cut: A Review of Contemporary Media. No. 51. Arkivuar nga origjinali më tetor 21, 2012. Marrë më nëntor 16, 2012.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "WALL-E: No 15 best romantic film of all time". The Guardian (në anglisht). 2010-10-16. Arkivuar nga origjinali më dhjetor 10, 2020. Marrë më 2020-09-20.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ Hodgson, Claire (2014-04-27). "Why Pixar's WALL-E is the greatest love story ever told in 11 heart warming GIFs". mirror. Arkivuar nga origjinali më prill 24, 2021. Marrë më 2020-09-20.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "2009 Hugo Awards". The Hugo Awards. Arkivuar nga origjinali më maj 7, 2011. Marrë më prill 22, 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Nebula Award winners for 2008 announced". LOCUS. Arkivuar nga origjinali më qershor 5, 2011. Marrë më shtator 4, 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Best of 2008". Criticstop10.com. janar 7, 2013. Arkivuar nga origjinali më gusht 19, 2018. Marrë më nëntor 26, 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Top 100 Animation Movies – Rotten Tomatoes". Rotten Tomatoes. Arkivuar nga origjinali më qershor 9, 2021. Marrë më 2020-11-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "40 Greatest Animated Movies Ever". Rolling Stone. tetor 13, 2019. Arkivuar nga origjinali më shtator 23, 2023. Marrë më dhjetor 15, 2021.
{{cite magazine}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "The 25 All-TIME Best Animated Films". Arkivuar nga origjinali më shtator 26, 2021. Marrë më dhjetor 15, 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja) - ^ "Best animated films of all time, according to critics". Arkivuar nga origjinali më shtator 23, 2023. Marrë më dhjetor 15, 2021.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Datë e përkthyer automatikisht (lidhja)
Ky artikull mbi filmin është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |