Watchmen (film)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Watchmen.jpg

Watchmen është një film i 2009 i drejtuar nga Zack Snyder. Bazohet në serinë e viteve 1986–1987 të librave të animuar Watchmen e Alan Moore dhe Dave Gibbons. Përshtatja në film përfshin kastin e përbërë nga: Malin Akerman, Billy Crudup, Matthew Goode, Carla Gugino, Jackie Earle Haley, Jeffrey Dean Morgan, Patrick Wilson, Matt Frewer, Stephen McHattie dhe Laura Mennell.

Përmbledhje e Filmit[redakto | përpunoni burim]

Në një 1985 alternative, Nixon është president i SHBA dhe bota po shkon drejt një krize nukleare. Egzistojnë disa superheronj (të quajtur Watchmen, "Rojtarë"), por janë pezulluar për shkak të një dekreti qeveritar. Një burrë bie nga një pallat në New York. Edward Blake, i njohur si komiku, ka vdekur : Rorschach, i vetmi ligjvënës i maskuar akoma në aktivitet, heton në këtë ngjarje. I bindur që Blake është vetëm i pari nga një listë e gjatë kundër heronjve të maskuar, i duhet që të shpejtojë për të lajmëruar ish kolegët : Dr. Jon Osterman (Doctor Manhattan) dhe e dashura e tij Laurie Jupiter (Silk Spectre II), Daniel Dreiberg (Nite Owl II), dhe Adrian Veidt(Ozymandias), të pezulluar për shkak të dekretit. Wachmenët duhet të kthehen në aksion, por "Doctor Manhattan" është vetëizoluar në Mars dhe Rorschach kapet nga policia. Momenti i Apokalipsit po afron.

Kush e ka vrarë Komikun dhe përse ?